Dëshmoi kundër Ylvi Beqjas, sekseri i tokave hetohet për kërcënim

Dëshmoi kundër Ylvi Beqjas, sekseri i tokave hetohet për kërcënim

604
0
Shares

Sali Çaka, dëshmitari që dëshmoi në gjyqin kundër Emiljano Shullazit dhe 4 të tjerëve se biznesmeni Ylvi Beqja i ka marrë dhe nuk i ka kthyer, shumën prej 150 mijë euro, ka rrëfyer të kundërtën, kur është pyetur në muajin Mars 2017, në ambientet e prokurorisë, për këtë çështje.

Çaka së bashku me 4 persona të tjerë janë pyetur nga prokuroria, pas një kallëzimi penal që ka bërë biznesmeni Beqja për “Shpifje” dhe “Mashtrim”.

Së bashku me kallëzimin, prokuroria thotë se disponon dhe disa përgjime telefonike, të cilat duket qartë që Sali Çaka, thotë në një bisedë telefonike se nuk ka pasur borxh, dëshmitarit Ylvi Beqja. Mes Beqjat dhe Çakas ka pasur një shoqëri prej disa vitesh, dhe se Çaka e ka ndihmuar biznesmenin në blerjen e disa tokave, si dhe kur ka pasur proceset gjyqësore për çështjen e Vollgës, Çaka, e ka shoqëruar nga afër biznesmenin. Prokuroria shton se dëshmitari Çaka është kërcënuar dhe shantazhuar vazhdimit.

Hetimet për këtë çështje janë duke vijuar dhe se në ditët në vazhdim prokuroria pritet të dalë me konkluzjone përfundimtare për këtë çështje. Prokuroria shton se biznesmini Beqja ka bërë në 10 qershor të 2016 një deklaratë ku thotë se:”…unë Ylvi Beqja deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë personale dhe ligjore dhe në cilësinë e administratorit të kompanisë “Saudi Brathers Comercial Company”, se marr përsipër që në momentin kur të zhbllokohet llogaria bankare pranë bankës “T… Bank” ti jap Sali Çaka, shumën prej 150 mijë euro…”.

deklarata noteriale
(Dokumenti noterial ku Ylvi Beqaj revokon deklaratën për borxhin 150 mijë euro)

Kjo sasi eurosh do jepej për shkak se Çaka ka shërbyer si sekser në blerjen e disa tokave nga biznesmeni Beqja. Mirëpo sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas një viti nga kjo deklaratë dëshmitari Ylvi Beqja është tërhequr nga ky deklarim duke revokuar deklaratën e 10 qershorit 2016.

Mirëpo sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas një viti nga kjo deklaratë dëshmitari Ylvi Beqja është tërhequr nga ky deklarim duke revokuar deklaratën e 10 qershorit 2016. Beqja në 22 mars 2017 ka pohuar para noterit Gjergj Kongoli, duke pohuar se revokonte kontratën e pare.

Tregtarët nën hetim
Gjithë tregtarët që dolën publikisht në media dhe akuzuan dëshmitarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Ylvi Beqja, se ai i kishte mashtruar duke i marrë para borxh, janë thirrur në prokurori për të dhënë sqarime. Në muajin Mars 2017 prokurorët e dosjes “Shullazi” nisën hetime ndaj Sinan Topit, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi, Agron Muça, Skënder Kaçdelja dhe shtetasit Ervis Martinaj, pasi dyshohet se këta persona në mënyrë të organizuar apo të shtyrë dhe kërcënuar nga dikush tjetër, kanë dalë në media, duke bërë deklarata kundër dëshmitarit të prokurorisë. Shtetasit Sinan Topi,Skënder Kacdelja, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi dhe Agron Muça, janë marrë në pyetje nga prokurorët, ku gjatë intervistimit të tyre ata kanë hedhur poshtë deklaratat që kanë bërë në dy televizione. Sipas deklaratave që ata kanë dhënë, dalja në televizion është organizuar nga disa persona nën kërcënimin edhe të armëve.Disa prej tyre kanë pohuar se Ylvi Beqja nuk i ka asnjë borxh financiar. Tashmë prokuroria e krimeve të rënda është duke verifikuar me imtësi pozicionin e disa personave të tjerë, që dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë sjellë daljen në media të 6 tregtarëve.

Dëshmia e tregtarëve
Tregtarët para prokurorëve kanë pranuar se janë shtyrë për të folur kundër Ylvi Beqjat. Sipas tyre ka qenë Ervis Martinaj, një person që thirret Ed Pisli, që dyshohet të jetë vëllai i Flamur Pislit, të vrarë nga policia për rrëmbimin e autobusit në Greqi, dhe një shtetas tjetër me mbiemër Shullazi, kanë qenë organizatorët e daljes së tyre në televizor. Tregtarët kanë pohuar se janë kërcënuar dhe ndaj kanë pranuar të mblidhen së bashku, për të folur kundër dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Shqiptarja.Com
tregtaret
(Tregtarët gjatë dëshmisë kundër Ylvi Beqajt)
ylvi beqaj
(Ylbi Beqja gjatë gjyqit kundër Shullazit)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY