FOTO & DETAJE/ Vrasja në Borsh: U zunë pritë dhe i bënë...

FOTO & DETAJE/ Vrasja në Borsh: U zunë pritë dhe i bënë copë me thika te rruga e plazhit

115
0
Shares
Premtim Bega, viktima

Viktima e vetme e një sherri me thika që ndodhi në mesnatë në Borsh është 31-vjeçari Premtim Bega.  Nga profili i tij në dhe nga fotografitë e publikuara, ai shkruan se banon në Borshin e vjetër; ka kryer shkollën e kulinarisë dhe punon si kuzhinier.
Në fsha thuhet se pasi ka nisur sherri në një lokal dhe situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.
“Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh”, thotë personi që ka dërguar pamjet pranë redaksisë së JoQ.al.
Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Vrasja e tij ndodhi gjatë një sherri me 7 personash, që goditën me thika njeri-tjetrin.
Mësohet se tre persona të tjerë janë plagosur, ndër ta njeri më rëndë, 24-vjeçari me iniciale O. E.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY