EMRI/ Arrestohet shqiptari i kërkuar për prostitucion, ishte duke bërë banjo dielli...

EMRI/ Arrestohet shqiptari i kërkuar për prostitucion, ishte duke bërë banjo dielli në oborr

56
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 51-vjeçar nga Shqipëria, është kapur nga policia italiane pasi rezultonte në kërkim. Ai qëndronte në Itali me dokumente false, dhe nuk kishte leje qëndrimi.
Ndaj këtij personi rëndojnë akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje, dhe gjykata italiane ka dhënë për të dënimin me 10.7 vite burg.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Ilir Ashikun. Arrestimi i tij është bërë në rajonin e Scandiano, Reggio Emilia.
Shqiptarin e gjetën në shtëpinë e motrës së tij, duke marrë rreze dielli në kopshtin e banesës. Ilir Ashiku tashmë do të vuajë dënimin prej 10 vitesh e 7 muaj burg
Oficerët e policisë së emigracionit nisën verifikimet ndaj tij, por zbuluan se identiteti i 51- vjeçarit ishte fals. Pas hetimeve, rezultoi që ai të ishte Ilir Ashiku. Sapo konfirmoi identitetin e tij të vërtetë, agjentët e policisë shkuan për ta arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY