EMRI/Gangsteri shqiptar me 12 identitete, policia italiane e zë me helikopter

EMRI/Gangsteri shqiptar me 12 identitete, policia italiane e zë me helikopter

134
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 44-vjeçar nga Shqipëria i ka bërë zbor policisë italiane derisa ajo mori në dispozicion edhe një helikopter për t’i vënë prangat gangsterit të fshehtë.

Shkëlqim Cala ka rënë në pranga të policisë italiane në Pisa, pasi prej dy vitesh ai ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Cala është arrestuar në banesën e tij në Nodica, një fshat në komunën Vecchiano. Ndaj tij mësohet se  është lëshuar një urdhër arrest nga Prokuroria italiane që prej vitit 2015 dhe duhet të kryejë një dënim me 8 vite e 5 muaj burg për veprat që ka kryer.

Por, ndaj Celës, rendojnë dhe të tjera akuza si të cilave ‘vjedhje, ‘rrëmbim personi’, ‘shfrytëzim prostitucioni’, ‘zjarrvënie’ etj.

44-vjecari  sipas mediave italiane njihej si gangster, dhe se e kishte nisur karrierën e tij kriminale te paktën 15 vite më parë, konkretisht në vitin 2002.

Në aksionin për kapjen e shqiptarit morën pjesë dhjetëra efektive si dhe një helikopter që monitoronte zonën. Sipas policisë italiane shqiptari Shkëlqim Cala ka përdorur të paktën 12 identitete të ndryshme për t’i shpëtuar policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY