FATMIR MEDIU/ E djathta duhet të jetë një strukturë politike dhe organizative...

FATMIR MEDIU/ E djathta duhet të jetë një strukturë politike dhe organizative vendimmarrëse, ndoshta një organizim federativ

110
0
Shares

Sot behen votimet ne PD. Pa dashur te hyj ne polemikat e PD-se, por dhe si aleat i Partise Demokratike do uroja qe PD te jete sa me e forte dhe e bashkuar.
Jo vetem procesi i Bashkimit dhe forcimit te PD-se si forca kryesore e opozites, por dhe riorganizimi i te djathtes eshte vendimtar.
Partite tradicionale si Legaliteti dhe Balli Kombetar(te dy partite) duhet te jene pjese e rendesishme e ketij riorganizimi.
Te perndjekurit politik dhe pronaret jane jo vetem historia e te djathtes per te cilet duhet te krenohemi te gjithe, por dhe nje force e jashtezakonshme politike dhe elektorale injorimi i te cileve ka sjell pasoja te medha ne peshen politke te se djathtes. Mardhenia me ta duhet te ridimensjonohet dhe ata duhet te jene pjese e vendimarrjes dhe konkurimit elektoral.
Po ashtu njehere e mire profili yne ne mbeshtetje te biznesit duhet jo vetem te shpjegohet si mundesia e vetme e zhvillimit ekonomik te vendit por edhe si nje mardhnie e perditeshme shume solide qe duhet te synoje ne nje angazhim te perditshem per te fituar besimin dhe mbeshtetjen e tyre.
Rinia ka qene forca e te djathtes dhe luftetaret e lirise pragmatizmi i se majtes duke i kushtezuar te ardhmen e tyre me pushtetin dhe punen e shtetit ka krijuar dhe do krijoj nje hendek te madh ne demokracine tone te manipuluar nga Etatizmi i se majtes, prandaj angazhimi i tyre si force levizje drejtuese dhe jo skalion mbeshtetes eshte domosdoshmëri.
Pushtetit i marre i se majtes qe po shkaterron cdo vlere tradicionale dhe konkurruese, me blerjen e votes, varferine dhe largimin masiv nga Shqiperia kerkon nje gjykim dhe politike krejt ndryshe te se dhathtes.
Rama po shkaterron cdo vlere pozitive te shoqerise sone duke tentuar qe korrupsionin e qeverise dhe te majtes ta ktheje ne nje korrupsion te pranueshem te shoqerise.
E djathta duhet te jete nje strukture politike dhe organizative vendimarrese ndoshta ne nje organizim federativ ku gjithe faktoret e saj te jene pjese e gjykimit dhe vendimmarrjes.
E djathta eshte nje mozaik vlerash qe bazohet tek Liria dhe Besimi, ne lufte me pushtetin qe kufizon lirine dhe vendimarrjen tone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY