DINAMIKA/ Arrestohet vrasësi turistes ruse, ja si ndodhi ngjarja

DINAMIKA/ Arrestohet vrasësi turistes ruse, ja si ndodhi ngjarja

55
0
Shares

Arrestohet i dyshuari për vdekjen e turistes ruse, ngjarje e ndodhur dje në Ksamil.
Burimet zyrtare të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 21. 07. 2017 , te “3 ishujt” e Ksamilit, ku u gjet e mbytur një vajzë, shtetësia K. R., 15 vjeçe, banuese në Shenpetersburg, Rusi, nga verifikimet e policisë rezulton se shtetësia K. R. ka qenë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapësirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.
Në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.
Shërbimet e policisë së kufirit, kanë nxjerrë nga deti trupin e  pajetë të shtetases K. R.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorin  ka rezultuar se mjeti lundrues i përket Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.
Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY