DETAJE/ Elbasan, vetëvarja e biznesmenit, ja shkaqet që e çuan drejt vetëflijimit

DETAJE/ Elbasan, vetëvarja e biznesmenit, ja shkaqet që e çuan drejt vetëflijimit

51
0
Shares

Zbardhen detaje te reja nga vetevarja e biznesmenit 54-vjeçar në banesën e tij në Elbasan.
Biznesmeni, pasi u lajmërua se do t’i prishej lokali që ai kishte në pronësi prej shumë vitesh.
Shefik Bora, baba i dy fëmijëve, i cili njihet në qytet si pronar i një lokali shumë pranë parkut “Rinia”, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, shkruan “Panorama”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur 54-vjeçari Bora është gjetur i vetëvarur në shkallët e banesës së tij, në lagjen “5 Maji”, nga familjarët.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që e çuan babanë e dy fëmijëve të vetëvritet. Policia, pasi ka këqyrur kufomën, nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e tij, ndërsa familjarët kanë deklaruar se prej disa kohësh ai kishte shfaqur shenja depresioni.
Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka qenë ora 21:30, kur biznesmeni është gjetur nga familjarët i varur në shkallët e banesës së hotelit, ku një nga tri katet e tij ai e kishte përdorur si banesë dhe jetonte atje prej 15 vitesh që nga ngritja e lokalit.
Sipas burimeve nga familja e biznesmenit, dyshohet që ai ta ketë kryer këtë akt, pasi jo një herë, por disa herë i është lajmëruar se lokali i tij i ndërtuar prej 15 vitesh në një nga lulishtet e parkut “Rinia” do të prishet, pasi aty do të kalojë rruga e makinave.
Përballë me lokalin e biznesmenit është ndërtuar Gjykata e re e Elbasanit, e cila do të prishë edhe disa lokale në zonën ku ajo rrethohet, përfshirë edhe lokalin e viktimës Bora.
Kjo dyshohet ka qenë edhe arsyeja që 54-vjeçari prej kohësh ka nisur të shqetësohet për faktin se lokali do t’i prishet. Ai ka nisur të shfaqë shenjat e para të depresionit prej më shumë se një vit më parë, kur edhe ishte sinjalizuar për prishjen e objektit.
Më pas, atij i kanë ardhur disa paralajmërime të tjera, ku në saje të një projekti tjetër të bashkisë për rrugën, atij do t’i shembej objekti.
Kjo nuk është përballuar nga ana e 54-vjeçarit, i cili, sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët në polici, ka qenë mjaft i lidhur me punën në lokal dhe fakti se do shembej, e kishte tronditur atë jashtë mase.
Mbrëmjen e së enjtes, ai ka shfrytëzuar një moment kur ka parë që në banesë nuk ka pasur njeri, pasi bashkëshortja me fëmijët ndodheshin në ambientet e jashtme të lokalit. Ka qenë djali i tij ai që e ka gjetur i pari të vetëvarur të atin në sheshpushimin e shkallëve.
Këtë lokal 54-vjeçari kishte mbi 15 vjet që e kishte hapur, ku fillimisht shërbente si bar restorant dhe vitet e fundit ishte kthyer edhe në hotel. Policia bën me dije se ai e kryente këtë aktivitet konform ligjit, si edhe ishte taksapagues i rregullt kundrejt detyrimeve të shtetit.
“Më datë 19. 07. 2017, në lagjen ‘5 Maji’, në sheshpushimin e shkallëve të banesës së tij, shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, është vetëvarur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY