FLAMUR HOXHA */ Si Amerika e Re

FLAMUR HOXHA */ Si Amerika e Re

52
0
Shares
Flamur Hoxha

Qindra fytyra njerëzore që takova në Bashkinë Kamëz në fushatë në qershor 2017, s’më hiqen nga sytë e mendjes. Njerëz kurajozë, që të shohin në sy, në dritë të syrit. Njerëz krenarë.
E kam thënë në fushatë e sot mu kujtua sërish. Banorët e Kamzës, Bathores, Paskuqanit etj janë si Amerika e re, si Amerika e fillimit. Njerëz gjithë vitalitet, energji. Njerëz që ngritën një qendër të madhe banimi, qytet vilash, që falë kodeve shqiptare, pa dorën e duhur të shtetit, u morën vesh mes tyre, u lidhën, bashkuan e u martuan mes tyre edhe se nga të katër anët e vendit, duke pohuar në kohët e reja se ne shqiptarët jemi një. Që ngritën vilat deri 5 kate vetë, me duart e tyre. Vetë i projektuan, vetë i ndërtuan, vetë bënë çdo gjë dhe kjo do të përbëje gjithmonë objekt studimi se çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët. Që shpesh u fyen keq nga individë të politikës. Ata dinë të mendojnë politikisht, kanë kujtesë e ndërgjegje.
Kështu sot desha t’i falënderoja gjithë banorët që ngritën jetën e tyre në Bashkinë e madhe Kamëz, në bashkinë e pestë të vendit për nga numri i banorëve.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

* Kandidat i PD për deputet në zonën e Kamzës, Qarku Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY