FOTO/ Rast unikal, qeveria shqiptare me dy ministra të Brendshëm

FOTO/ Rast unikal, qeveria shqiptare me dy ministra të Brendshëm

62
0
Shares

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Paris me ministrin e Brendshëm të Francës, Gerard Collomb. Përpos qëllimit të kësaj vizite e takimeve, ajo që bie në sy është se shefi i diplomacisë shqiptare, shoqërohej nga “ministri nr. 2” i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Fatmir Xhafaj, i konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama në të njëjtin pozicion në qeverinë e ardhshme, po demonstron një padurim, të cilin nuk e fsheh as brenda vendit, por edhe jashtë, në takimet në kancelaritë e Europës.
Gjatë bisedës së Dimtir Bushatti e fatmir Xhafajt me ministrin e Brendshëm të Francës, Gerard Collomb, mësohet se është diskutuar çështje me interes të përbashkët, por më kryesisht është folur për luftën kundër fenomenit negativ të emigracionit të jashtëligjshëm. Mësohet se dy zyrtarët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar më gjerësisht edhe në sektorë të tjerë, ndërsa prioritet mbetet shkëmbimi i informacioneve mes agjencive respektive në kohë sa më të shpejt.
Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Ministri Bushati ka pasur edhe një takim me homologen e tij, Nathalie Loiseau. Në qendër të dialogut ka qenë mundësia e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha me interes të përbashkët.
Edhe gjatë takimit me shefen e diplomacisë franceze është folur për emigracionin e jashtëligjshëm si një fenomen që duhet luftuar nga të dyja palët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY