Tiranë, digjet makina në ecje, djeg edhe tre të tjera

Tiranë, digjet makina në ecje, djeg edhe tre të tjera

45
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës bën të ditur se sonte, rreth orës 21:42, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në rrugën “Muhamet Deliu”, ka marrë flakë një mjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen B. M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit, si pasojë është braktisur në rrugë nga drejtuesja dhe nga flakët janë dëmtuar 3 mjete të tjera, 2 mjete të tipit “Benz” dhe një mjet i tipit “Ford”.
Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY