Itali, çmendet shqiptari, i sulet gruas nga pas nëpër rrugë, me 6...

Itali, çmendet shqiptari, i sulet gruas nga pas nëpër rrugë, me 6 thika në dorë

86
0
Shares

Një 43 vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e San Giorgio su Legnano në Itali, për dhunë në familje, shkruan larena.it
Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka tentuar të vrasë gruan e tij për motive xhelozie. Por, nga ana tjetër mësohet se gruaja e tij 35-vjeçare është larguar nga banesa për të shkuar dhe për t’u strehuar tek e motra, pasi ajo jetonte disa metra larg saj.
Ndërsa burri i saj e ndiqte nga pas me 6 thika në dorë, për ta goditur, ajo ka mundur të arrij shpejt në banesën e motrës dhe menjëherë ka mbyllur derën.
Shqiptari, 43-vjeçari i identifikuar me inicialet J. V., pas veprimit të gruas ka nisur të qëllojë më grushte dhe shkelma derën e apartamentit, ku bërtiste dhe kërcënonte bashkëshorten.
Lidhur me këtë situatë  të rëndë, gruaja e të shqiptarit, është detyruar që të njoftojë policinë e cila ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar shqiptarin.
Ndërsa më tej mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari, është i identifikuar si kunati i Edmond Lleshajt.
Mësohet se ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritet italiane, pasi në nëntor të viti 2016, ka vrarë dy kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj. Vrasja në atë kohë ndodhi për kontrollin e territorit në Legnano për shitjen e heroinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY