EMRI & FOTO GALERI/ Itali, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar, lëvizte me dokumente...

EMRI & FOTO GALERI/ Itali, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar, lëvizte me dokumente false

57
0
Shares

Një i ri shqiptar, i kërkuar prej rreth një viti për tentativë vrasje është vënë në pranga në Itali.
Ngjarja për të cilën akuzohet, ka ndodhur në qershor të vitit 2016 në Romë, kur Xhahysa, së bashku me një tjetër person, i arrestuar më herët, goditi me thikë një 40-vjeçar shqiptar dhe e la të shtrirë përtokë në trotuarin e rrugës “Silicella”, në lagjen Casilino.
Sipas medieve italiane mësohet se arratia e 32-vjeçarit Edmond Xhahysa përfundoi në autostradën 16, në Orta Nova (Foggia), nën drejtimin e një “BMW 320”.
Në momentin e ndalimit, Xhahysa, i përshkruar si i “rrezikshëm” nga mediat loakel, u dha efektivëve një dokument identifikimi fals, të shtetësisë rumune.
Karabinierët e Foggia-s e vunë në pranga pasi zbuluan se si fshihej në zonën mes Orta Nova dhe Foggia-s, i ndihmuar nga shqiptarë të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY