Grupi “anti-Basha”, takim në Vlorë, Patozi: Po të kisha marrë pjesë në...

Grupi “anti-Basha”, takim në Vlorë, Patozi: Po të kisha marrë pjesë në garën e PD-së, do të ishim dy Selamë

69
0
Shares

Deputeti demokrat Astrit Patozi, i shoqëruar nga disa figura të tjera të PD-së, të njohur si “anti-Basha”, në vijim të turit të tyre, u ndalën sonte në qytetin e Vlorës.
Nga Vlora Patozi deklaroi se humbja në 25 qershor ishte më e rënda e historisë së kësaj force. Sipas Patozit më rëndë se humbja është sjellja e Bashës pas rezultatit.
Ai bëri edhe një koment për akuzën që se Basha shiti zgjedhjet.
“Dikush i ka thënë Bashës kur erdhi në Vlorë që ‘na shite’. Unë nuk e them dot. Jo se po e kursej, por se nuk kam prova. Në rast se nuk na shiti ia vodhën për shkak të paaftësisë. Problemi është që për këtë a do mbajë dikush përgjegjësi?”, tha Patozi.
Astrit Patozi ka shpjeguar për herë të parë arsyet e moskandidimit të tij për kryetar të Partisë Demokratike. Ish-nënkryetari i PD-së tha se kanë qenë të shumtë ata që i kishin sugjeruar të futej në garë edhe pse ajo nuk ishte e barabartë dhe pse kërkesat e tij nuk u morën parasysh.
“Janë të shumë ata që më kanë thënë se edhe pse nuk ka garë unë duhet të garoja. U them me bindje të plotë se kam bërë gjënë e duhur. Nëse do hyja në një garë të pabarabartë unë do shërbeja për të legjitimuar procesin. Nuk do të kishte një Selam, por dy Selamë. Atë që garon përballë Bashës nuk e konsideroj si rival.
Më thanë hyr në garë se do të mbështesim. Të jeni të sigurt që të gjithë që jeni këtu ditën e votimit nuk do të keni mundësi të votoni se nuk do ta keni emrin në listë. Ai ka listat dhe nuk i dorëzon ato”, akuzoi Patozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY