EMRI & FOTO/ Mjeku në “listën e zezë” të Ramës, paralajmëron denoncim...

EMRI & FOTO/ Mjeku në “listën e zezë” të Ramës, paralajmëron denoncim për denigrim të figurës

142
0
Shares

Pjesë e “listës së zezë” së publikuar dje nga kryeministri Edi Rama, listë që përfshinte emrat e 101 zyrtarëve “abuzues” të denoncuar nga qytetarët, ishte edhe mjeku nga Vlora, Erjon Koka.
Ai sqaron arsyet pse emri i tij u përfshi në këtë listë për BalkanËeb.
Koka sqaron se ishte pjesë e kësaj liste vetëm për faktin se nuk i ka dhënë grupin maksimal të invaliditetit një pacienteje.
Koka thotë se edhe atij i lind e drejta të bëjë një kundër denoncim për shpifje dhe dezintegrim të figurës së mjekut.
“Jam listuar si abuzues me detyrën pasi nuk i kam dhënë grupin maksimal të invaliditetit një pacienteje E. P., që e kërkonte dhe pretendonte se i takonte. Vetëm kjo si indicie a përbën një bazë për një akuzë të tillë? Po mua më lind e drejta të bëjë kundërdenoncim me të gjitha faktet dhe anën proceduriale për shpifje dhe dezintregim të figurës së mjekut?”, pyet retorikisht mjeku Koka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY