Dibër, “Përdhunimi maqedonases në kufi i sajuar”, Policia tregon të vërtetën e...

Dibër, “Përdhunimi maqedonases në kufi i sajuar”, Policia tregon të vërtetën e denoncimit

54
0
Shares

Një shtetase maqedonase denoncoi dje një tentativë përdhunimi afër pikës kufitare të Bllatës nga një shqiptar.
Por pa kaluar 24 orë, ajo e ka tërhequr denoncimin.

 
Njoftimi i policisë

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen, e ndodhur më datë 10. 07. 2017, ndodhur në Maqellarë me disa shtetas maqedonas.
Policia, identifikon dhe shpall në kërkim të riun nga Dibra i cili i mori 100 euro me forcë shtetasit maqedonas.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, dhe po punohet për kapjen e shtetasit :
S. E., 31 vjeç, banues në Dibër (Vepra penale “Vjedhje”), pasi :
Më datë 10. 07. 2017, në vendin e quajtur “Rrethrotullim-Maqellarë”, dyshohet se i ka marrë 100 euro, shtetasit maqedonas M. D., 43 vjeç, banues në Prilep Maqedoni, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në P. K. K., Bllatë, me mjetin e tij, së bashku me motrën B. K., dhe xhaxhanë e tij.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se shtetasit maqedonas M. D., i është prishur automjeti dhe nëpërmjet një shtetasi tjetër maqedonas (shok i tij), i ka kërkuar ndihmë shtetasit S. E., për të riparuar automjetin.
Pas riparimit të automjetit janë nisur në drejtim të P. K. K., Bllatë, ku më pas dyshohet se shtetasi S. E., ka zbritur nga automjeti i tij dhe i ka kërkuar shtetasit maqedonas M. D., 100 euro, në këmbim të shërbimit që i bëri automjetit të tij.
Shtetasi maqedonas nuk ka qenë dakord për shumën, por më pas shtetasi M. D., ia ka dhënë shumën që i ka kërkuar shtetasi S. E.
Lidhur me pretendimin e shtetases maqedonase B. K., se shtetasi S. E., ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo vepër, duke u bazuar në nenin 284 të Kodit të Procedurës Penale.
Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY