Ky djalë ka një hall të madh me nusen, babain dhe krushkun...

Ky djalë ka një hall të madh me nusen, babain dhe krushkun pasi Elda i helmoi nënën

83
0
Shares

Donald Stafa, djali që duhet të zgjidhë disa enigma të mëdha në familjene tij është kthyer nga Greqia dhe ka filluar punën e bariut të lopëve në fshatin e tij, Milaq të Shijakut.

Sot 20-vjeçari gjendej në fusha duke kullotur 2 lopët e familjes. Donald Stafa është bashkëshorti i 19-vjeçares, Elda Tanushi që tentoi të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në kos e deklaroi se ishte përdhunuar nga vjehrri.

Xhaxhai i tij, Ilir Stafa, dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive, konfirmon se nipi i tij Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe deklaron se nuk do t’i kthehet më asaj, shkruan durreslajm.

Prindërit e Donaldit thonë se me t’u kthyer nga Greqia ai ka shkuar bari me lopë, punë të cilën e ka kryer edhe më herët, para se të martohej. 20-vjeçari, sipas familjarëve, ka patur kontakte shumë të rralla me bashkëshorten e tij, e cila nuk i afrohej.

I riu, sipas xhaxhait, edhe në ballafaqimin mes krushqve, ngulte këmbë se Elda nuk ishte e virgjër dhe se për t’i hedhur atij hi syve, kishte hedhur jod në çarçafë natën e pare të martesës.

Pas diskutimeve me prindërit e vajzës, ata ngulën këmbë se e bija ishte e virgjër dhe faji i mbeti Donaldit sikur s’merrte vesh nga këto gjëra. Pas akuzave të nuses, që tani është kthyer në shtëpinë e saj, në Zallreç të Dibrës, prindërit e Donaldit hodhën akuza se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një burrë të ve, i cili kishte edhe dy fëmijë, sipas durreslajm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY