Gjana: Ja kush mund të votojë për zgjedhjen e kryetarit të PD-së

Gjana: Ja kush mund të votojë për zgjedhjen e kryetarit të PD-së

81
0
Shares

Jemin Gjana sqaroi anëtarët demokratë se si mund të bëhen pjesë  listës së votuesve deri më 12 korrik, nëse ata e kanë një teserë partie dhe duan të votojnë për kryetarin e ri. Gjana ju përgjigj dhe kritikave proceduriale që po shoqërojnë procesin.

Regjistri elektronik i Partisë Demokratike aktualisht ka pak më shumë se 103 mijë anëtarë. Në listën e votimit asaj i shtohen automatikisht anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetët aktualë dhe të sapozgjedhurit. Por gjithashtu deri më datë 12 korrik kanë afat të përfshihen në listë për votim të gjithë ata që ndër vite kanë marrë një teserë partie dhe nuk janë larguar nga PD.  Duke e paraqitur atë dhe kartën e identitetit pranë degëve, Jemin Gjana, kryetar i komisionit për zgjedhjet dhe operacionet elektorale, thotë se do të mund të votojnë për kryetarin më 22 korrik.
Sipas tij, komisioni po bën çdo përpjekje që mbi procesin të mos ketë dyshime.
Gjana hedh poshtë si të pabazuara pretendimet që lista e votuesve të mbante vetëm ata që figuronin në regjistër elektronik të anëtarësisë deri në dy muaj para zgjedhjeve.
Të pabazuara sipas tij janë dhe akuzat për klonim kartash anëtarësie pas 28 qershorit
Në garën e kësaj radhe Gjana thotë se i jepet zgjidhje dhe një tjetër problematike që u vërejt në zgjedhjet për kryetar mes Bashës dhe Olldashit në vitin 2013, kur fletët e votimit kishin numër serie
Më 15 korrik të gjitha degët dorëzojnë listën shtesë të anëtarësisë pranë komisionit, ajo do të afishohet pranë degëve 5 ditë para zgjedhjeve. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY