DETAJE/ Vdekja e vajzës në operacion, dëshmia e të afërmit: Ende nuk...

DETAJE/ Vdekja e vajzës në operacion, dëshmia e të afërmit: Ende nuk na kanë thënë nga se vuante dhe pse vdiq Ketjona

90
0
Shares

Dy ditë më parë Ketjona Ibrahimi nga qytetet i Gramshit, ndërroi jetë pas disa komplikacionesh gjatë një ndërhyrje kirurgjikale.
Pas kësaj tragjedie, familjarët hodhën akuza të forta mbi mjeken kirurge që e operoi në Elbasan, ndërsa një i afërm i Ketjonës thotë se ende nuk e kanë marrë vesh nga se vuante kushërira e tij.
Sipas tij, më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.
Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.
“Atje nuk na dhanë shpjegime, i bënë vetëm qetësues dhe analizat, pastaj e futën me urgjencë në operacion. Rreth orës 7 të mëngjesit morëm vesh lajmin e hidhur”, u shpreh ai.
Për të zbuluar shkaqet e vdekjes, grupi hetimor i ngritur për këtë rast po presin ekspertizën mjeko-ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY