FOTO/ Itali, shqiptari “i jep gaz” me Mercedez, por kapet me 2...

FOTO/ Itali, shqiptari “i jep gaz” me Mercedez, por kapet me 2 pako kokainë

61
0
Shares

Një korrier shqiptar i drogës, u arrestua nga policia italiane në Arenzano.
Shqiptari ishte në timonin e një automjeti tip Mercedez, kur në dalje të autostradës për në Masone, shtoi shpejtësinë sapo pa forcat e policisë.
Kjo bëri që të shtoheshin dyshimet ndaj tij dhe për pasojë nisi ndjekja.
Pas ndalimit dhe kontrollit të mjetit të 46-vjeçarit, policia ka gjetur dy pako kokainë me peshë 113 gram në të fshehur në pjesën e tavanit të mjetit afër dritave, siç shkruan “Ansa”.
Shqiptari është arrestuar dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit nën akuzën e trafikut të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY