EMRA & FOTO GALERI/ Kavajë, “Prita” prangos babë e bir, duke “i...

EMRA & FOTO GALERI/ Kavajë, “Prita” prangos babë e bir, duke “i shërbyer” kanabisit në arë

103
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë finalizuar dje operacionin “Prita”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të…
– Harun Zeneli, 54 vjeç, banues në Kavajë
– Alket  Zeneli, 23 vjeç, banues në Kavajë
Policia vendore saktëson se, shërbimet e Komisariatit Kavajë, më datë 30. 06. 2017, në vendin e njohur si “Kroi i Kishës”, kanë konstatuar një sipërfaqe në të cilën ishin mbjellë disa bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva
Mbas vëzhgimeve të shumta, është bërë e mundur kapja e personave të sipërpërmendur duke punuar në këtë parcelë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY