Durrës, zhduken dy vajza adoleshente, baballarët denoncojnë të frikësuar

Durrës, zhduken dy vajza adoleshente, baballarët denoncojnë të frikësuar

70
0
Shares

Janë zhdukur dy vajza adoleshente.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Dy baballarët kanë bërë denoncimin për zhdukjen e vajzave.
Zhdukja e dy adoleshenteve nuk ka lidhje me njëra tjetrën.
Denoncimi i parë është bërë rreth orës 13:30 nga 44-vjeçari K.V., banues në qytetin bregdetar. Ai ka thënë para uniformave blu se, më datë 7 korrik, është larguar nga banesa vajza e tij K.V., 15 vjeçe dhe se ai nuk ka djeni ku ka shkuar.
Ndërsa rreth orës 17:00, është bërë denoncimi i dytë. E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, ka thënë në kallëzimin e tij se po dje, është larguar nga banesa pa asnjë njoftim vajza e tij, A.S., 18 vjeçe.
Policia njofton po punohet për gjetjen e vajzave, ndërsa materialet në të dyja rastet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY