Tiranë, vajza ia punon të dashurit 15 vite më të madh: Më...

Tiranë, vajza ia punon të dashurit 15 vite më të madh: Më rrahu e më përdhunoi

136
0
Shares

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme marrëdhënia e dashurisë mes një burri të moshës 42-vjeçare dhe një vajze 27-vjeçare në kryeqytet. Çifti me një diferencë moshe prej 15-vitesh kanë vendosur të ndahen me kërkesën e vajzës, por duket se burri nuk ka qenë dhe aq dakord.
Ai ka ndryshuar mendje dhe pasi nuk e ka bindur dot të dashurën e tij, e ka rrahur e më pas dhe e ka përdhunuar 27-vjeçaren M. H. Siç ka thënë vajza në polici, e ka mbajtur të mbyllur të renë për disa orë me radhë, në shtëpinë e tyre.
Vajza 27-vjeçare ka bërë kallëzim në Polici, ku pretendon se është përdhunuar nga i dashuri i saj, po ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se ata ishin të lidhur prej kohësh.
Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit Korrik, ku vajza ka shkuar në Polici për të bërë denoncim.
Në dëshminë e tij 42-vjeçari thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe as e ka përdhunuar. M. H., do të mbahet i ndaluar në Polici, derisa të dalin rezultatet e ekspertizës së mjekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY