Tiranë, gjeti një çantë në tarracën e banesës, kur e hap alarmohet...

Tiranë, gjeti një çantë në tarracën e banesës, kur e hap alarmohet e moshuara

61
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës bën të ditur se në shtëpinë e një të moshuare në, kanë sekuestruar 1 automatik model 56, me 2 krehër, 36 fishekë model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica’, ku ka qenë vetë 77-vjeçarja që ka bërë denoncimin pasi ka gjetur një çante të dyshimtë në tarracën e banesë.

 
Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 06. 07. 2017, në rrugën “Sali Nivica”, mbi tarracën e banesës së saj shtetësia L. O., vjeç 77 banuese në Tiranë, ka gjetur një çantë dhe brenda në të gjendeshin, 1 automatik model 56, me 2 krehër, 36 fishekë model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY