Monika Kryemadhi paralajmëron Edi Ramën dhe “lakejtë e tij”: Jo 74, por...

Monika Kryemadhi paralajmëron Edi Ramën dhe “lakejtë e tij”: Jo 74, por as 174 vota nuk do të mjaftojnë…

52
0
Shares

Kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar statusin e parë numri një i kësaj partie. Duke komentuar një raport të DASH-it, Kryemadhi paralajmëron Ramën se përballë do të ketë një opozitë të fortë.
Ajo shkruan në një status në “Facebook”, se përballë LSI-së, as 174 mandate nuk i mjaftojnë Ramës dhe klikës së tij për ta shuar këtë opozitë.

 
Statusi i plotë i Monika Kryemadhit

Askush më qartë se raporti i departamentit amerikan të shtetit nuk e ka përshkruar klimën e biznesit në Shqipëri: “Investitorë të sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar, vazhdim i praktikave të biznesit informal”. Këto janë vetëm dy nga shumë përcaktime të tjera të rrënimit që po i bëhet bizneseve në Shqipëri.
Veç atyre që janë klientë dhe sponsorizues të kryeministrit, çdo biznes tjetër ndjen mbi shpinë barrën e rëndë të korrupsionit dhe ryshfetit që duhet të paguajnë për të mbijetuar në një treg pa rregulla dhe klientelist.
Jo vetëm kaq, por koncensionet, dhëniet e licensave, si dhe një numer kontratash të firmosura nga qeveria, janë problematike për ekonominë dhe shkak për largimin e investitorëve të huaj. Këto dhe përcaktime te tjera negative për ekonominë, edhe pse tentohen të fshihen nga mediat e blera me paratë e krimit qeveritar, flasin më shumë se çdo heshtje e blerë mediatike.
Më kot mundohet Edi Rama dhe lakejtë e tij të fshehin të vërtetën e hidhur, atë të mjerimit ekonomik të vendit, të vjedhjes pa limit në çdo sektor publik, të shkatërrimit të investimeve të huaja në emër të bizneseve të lidhura personalisht me të.
Por nuk mjafton raporti për vitin e kaluar, sepse kjo klimë, ky terror për biznesin e investimeve pritet të sundoje ekonominë edhe pas tjetërsimit të votës së 25 qershorit.
Ata që investuan paratë e drogës dhe krimit, klientët e Edi Ramës që paguan për blerjen e votës do kërkojnë shumë shpejt shpërblimin për atë që kanë bërë. Dhe kjo do jetë një tjetër goditje për ekonominë tonë të brishtë. Unë ju siguroj që LSI nuk do të lejojë që kjo të ndodhë, sado pushtet dhe arrogancë të ketë kryeministri i Shqipërisë.
Jo 74, por as 174 vota nuk do mjaftojnë që ai dhe klika e tij në pushtet të shkatërrojnë më tej ekonominë shqiptare. Ne do të jemi në çdo mbledhje komisioni, në çdo debat parlamentar pjesë aktive dhe luftarake për të denoncuar dhe luftuar çdo përpjekje për të shitur pasuritë e Shqipërisë tek oligarkët e Edi Ramës.
Beteja sapo ka nisur dhe ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, që me votë apo me heshtje, refuzoi të mbështesë një qeveri që është gati të japë me koncesion çdo pasuri të mundshme. Por tashmë koha e shitjes së Shqipërisë ka përfunduar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY