Nesër nis fushata për kreun e PD, ja qyteti ku do të...

Nesër nis fushata për kreun e PD, ja qyteti ku do të përballen Basha e Selami

51
0
Shares

Dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami dhe Lulzim Basha nisin nesër zyrtarisht fushatën. Qyteti i parë ku do të ndalojnë dy kandidatët është Lezha.
Kryetari i PD-së në Lezhë, Paulin Marku ka bërë një njoftim në “Facebook”, duke ftuar anëtarët dhe mbështetësit të marrin pjesë në prezantimin e kandidaturave për Kryetarin e Partisë Demokratike.
Prezantimi do të jetë në të njëjtin vend, në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ndërsa i pari që do të dalë para bazës do të jetë Selami, të cilit i është lënë rreth 90 minuta kohë për të folur me anëtarët dhe mbështetësit, (10:00 – 11:30) duke kërkuar votën për t’u zgjedhur kryetar i PD-së.
Pas tij (ora 11.30) radha do të jetë e kryetarit të ngrirë të PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon edhe një mandat tjetër për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, pas kritikave, kundërshtarëve të shumtë dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

 
Njoftimi i plotë i Paulin Markut

Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Nesër me datë 06.07.2017 në Pallatin e Kulturës Lezhë bëhet prezantimi i kanditaturave për Kryetarin e PDSH -së.
Ora 10.00, Z. Eduat SELAMI
Ora 11.30, Z. Lulzim BASHA
Jeni të mirëpritur.
Me respekt Kryetari i PD-së Dega Lezhë
P. M.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY