Topalli: Familja ime prej dy muajsh nën vëzhgim – ja kë më...

Topalli: Familja ime prej dy muajsh nën vëzhgim – ja kë më kujton kjo sjellje mjerane

42
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka rrëfyer për herë të parë se prej dy muajsh, shtëpia e saj është vënë nën mbikqyrje dhe se çdo lëvizje e familjes së saj monitorohet.
Duke folur për Abcneës, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me deklaratën e saj të fortë, por tha se “dikush ka vënë një njeri për të parë lëvizjet e saj dhe të familjarëve”.
Topalli është shprehur se një sjellje e tillë mjerane nuk i është bërë familjes së saj as në diktaturën hoxhiste.
“Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet nga njerëz që kush hyn dhe kush del të pijë kafe. Kjo është sjellja më mjerane. Gjëja e vetme që më kujton, është Edi Ramën që sulmon Islamin. Unë ndoshta kam lindur e deklasume. Kjo s’ka ndodh as në komunizëm”, tha Topalli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY