FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës, mes 6 të...

FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës, mes 6 të arrestuarve edhe një grua

63
0
Shares

Policia greke shkatërroi ditën e sotme një organizatë kriminale të përbërë nga 6 shqiptarë, që ishin aktivë në trafikun e kokainës dhe kanabisit, në zonën përreth qendrës së Athinës por edhe në ishull.
Prej 6 të arrestuarve, pesë ishin burra dhe një grua, Policia sekuestroi 15 kg dhe 810 gram kërp të papërpunuar si dhe 38 gram kokainë. Grupi kriminal u zbulua pas informacionit të siguruar për veprimtarinë e anëtarëve të identifikuar dhe zbulimit të zonave ku fshihej droga.
Nga kontrolli në dy banesa në Pire, të cilat janë përdorur nga grupi kriminal si zona të strehimit të organizatës, policia gjeti dhe sekuestroi sasi kanabisi dhe kokaine, sasi kjo që ishte bërë gati për t’u trafikuar për  në ishullin Lesvos.
Nga hetimi deri më tani  bëhet e ditur se grupi kriminal ka kryer të paktën tetëdhjetë operacione të trafikimit droge.

Nga kontrolli në banesat e të ndaluarve janë gjetur dhe sekuestruar
15.810- gram kërp i papërpunuar
38 gram kokainë
2.040 euro dhe 80 dollarë amerikanë
2 makina private pasagjerësh
1 biçikletë
2 peshore preçize
13 telefona celularë.

Të gjashtë të arrestuarit janë dërguar për gjykim në Prokurorinë e Pireut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY