Flasin ish-themeluesit e PD-së: Kritikët humbën privilegjet, partia të ringrihet

Flasin ish-themeluesit e PD-së: Kritikët humbën privilegjet, partia të ringrihet

57
0
Shares

Ish-themeluesit e PD-së përcjellin me shqetësim situatën e rëndë në Partinë Demokratike pas humbjes së thellë të 25 qershorit, duke apeluar që t’u jepet fund sulmeve dhe urrejtjes së pakuptimtë ndaj njëri-tjetrit. “Gazeta Shqiptare” sjell në këtë forum tre zëra të fortë të së djathtës, ish-themelues, ish-deputetë të PD-së, por edhe shkrimtarë të shumë-njohur, Bardhyl Londo, Lazër Stani dhe Parid Teferiçi.
Lazër Stani bën thirrje për daljen nga llogorja e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkojnë energjitë për ringritjen e PD-së dhe rikthimin sa më të shpejtë të saj në pushtet.
Bardhyl Londo beson se përmes rithemelimit, kalimit të udhëheqjes në duar dhe mendje të papërlyera, PD-ja do të mund të bëhet e fortë, të ringrihet dhe të vijë më shpejt në pushtet. Gjatë intervistës për “Gazeta Shqiptare”, Londo hedh akuza të forta mbi gardën e vjetër të PD-së, të cilët sipas tij sabotuan zgjedhjet e 25 qershorit duke dëmtuar rëndë PD-në.
Parid Teferiçi, ish-deputet i PD-së, është mosbesues kur bëhet fjalë për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, pasi sipas tij fakti që Basha nuk dha dorëheqjen, nuk lë vend për një garë të barabartë. Teferiçi apelon se demokratët duhet ta shpëtojnë partinë e tyre sa nuk është vonë. Sipas tij duhet bërë kujdes pas 23 korrikut, që mund të çojë në shuarjen definitive të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY