FOTO & EMRA/ Përfundon afati, zyrtarizohen 5 kandidatë – ja kush...

FOTO & EMRA/ Përfundon afati, zyrtarizohen 5 kandidatë – ja kush garon për kryetar të PD-së

60
0
Shares

Kur duhen më pak se 3 javë për zgjedhjet në Partinë Demokratike për drejtimin e saj, janë 5 emra, të njohur dhe të panjohur që kanë zyrtarizuar kandidaturën.

I pari sigurisht që është kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon sërish të drejtojë partinë më të madhe të opozitës, me gjithë humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit.

bashaaaaaaa

(Lulzim Basha)

Më pas vjen Eduard Selami, i cili ishte i pari që nga selia blu, njoftoi kandidimin, duke u regjistruar zyrtarisht në garë.

selam

(Eduart Selami)

Më pas janë dy emra thuajse të panjohur për opinionin publik por jo për demokratët. Bëhet fjalë për Astrit Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit, dhe Erion Piciri, i cili njoftoi dje se ka shpallur kandidaturën për kreun e PD.

astrit-sinanaj

(Astrit Sinanaj)

Piciri

(Erion Piciri)

Po kështu një kandidat i fortë përballë Bashës, shihet Astrit Patozi, i cili një ditë më parë foli nga selia e PD-së duke deklaruar dhe shpalljen e kandidaturës për kryetar duke i thënë Bashës se është gati të përballet me të në një garë të barabartë.

Patozi

(Astrit Patozi)

Por bashkë me sfidën, Patozi kërkoi shtyrjen e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve që është 22 korriku. Sipas vendimit të PD-së zgjedhjet do të mbahen sipas parimit “një anëtar, një votë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY