Edi Rama pranon dhe “ngushëllon” veten: Shqipëria, vend i varfër por nuk...

Edi Rama pranon dhe “ngushëllon” veten: Shqipëria, vend i varfër por nuk po vdesim urie

48
0
Shares

Nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin France24 për situatën ekonomike në vend, kultivimin e kanabisit, reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE.
Lidhur me situatën e kanabisit dhe zëvendësimin e këtij aktiviteti të paligjshëm në ekonomi Rama tha se Shqipëria është një vend i varfër por jo aq sa thuhet në shifra, pasi ka të ardhura nga emigrantët dhe ekonomia informale.
“Këtë vit kemi pasur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit. Ne kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori. Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY