VIDEO/ Protesta te “21 Dhjetori”, Policia përplaset me banorët

VIDEO/ Protesta te “21 Dhjetori”, Policia përplaset me banorët

120
0
Shares

Sot është dita e dytë e protestës së banorëve të zonës së Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë të cilët kundërshtojnë prishjen e parkut të vetëm të zonës dhe ndërtimin aty të një kompleksi pallatesh.
Ditën e djeshme ata çanë rrethimin e parkut duke u përplasur më ndërtuesit. Sot ata kanë bllokuar rrugën te 21 Dhjetori.
Banorët ankohen se nuk kanë më shesh ku të rrinë ose ku të luajnë fëmijët.
Më pas protesta ka përshkallëzuar kur Policia ka tentuar të largojë protestuesit nga rruga. Ata janë përplasur me Policinë që kërkoi t’i largojë me forcë nga rruga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY