VIDEO/ Erion Veliaj përdhunon mediat, asnjë TV nuk jep lajmin e protestës...

VIDEO/ Erion Veliaj përdhunon mediat, asnjë TV nuk jep lajmin e protestës në mes të Tiranës

69
0
Shares

Nëse ndjek edicionet e lajmeve këtë të shtunë, në asnjë televizion nuk e gjen lajmin e protestës së qytetarëve kundër shkatërrimit të lulishtes dhe këndit të lojërave pranë Parkut të Autobusëve, në Tiranë. Pavarësisht se policia ndërhyri dhunshëm për t’i shpërndarë banorët që protestuan për ditën e dytë rresht kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve mbi parkun e fëmijëve. Pavarësisht se pas protestës u arrestua edhe pedagogu i Universitetit të Tiranës, Arlind Qori, që i ishte bashkuar qytetarëve.
Gazetarët e raportuan në redaksitë e tyre lajmin, ndërsa rrjetet sociale kanë shpërthyer me foto dhe video të përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Por pronarët e televizioneve kanë dhënë urdhër sot, që lajmi të bllokohet. Një protestë spontane, paqësore që zhvillohet në mes të Tiranës është zhdukur nga të gjitha televizionet. Përdhunimi i mediave nga Erion Veliaj arrin deri në atë pikë saqë sot, të gjitha u detyruan transmetonin kronikat e gatshme të Bashkisë, me inspektime rrugësh dhe ndërhyrjet në lidhjet e paligjshme të rrjetit të ujësjellësit.
Me këtë që ka ndodhur sot, është e qartë se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ia ka arritur të përçudnojë realitetin mediatik, si pak të tjerë kanë mundur të bëjnë në këtë vend. Lapsi.al

Vazhdon protesta kundër shkatërrimit të lulishtes pranë ish-“Parkut të Autobusave”. Qytetarët kanë bllokuar rrugën e u bëjmë thirrje qytetarve të lënë mënjanë indiferentizmin dhe të bashkohen. #PërPubliken

Posted by Viki Cipi on 01.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY