Çifti shqiptar në Britani, 600 mijë paund në çorape dhe sedilje

Çifti shqiptar në Britani, 600 mijë paund në çorape dhe sedilje

51
0
Shares

Një çift shqiptar është burgosur pasi janë kapur me kokainë të pastër që e kishin fshehur në çorape.

Të dënuar nga gjykata londineze janë shqiptarja 30-vjeçare Marsela Kreka, e dënuar nga një gjykatë londineze me tetë vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i saj, 23-vjeçari Artan Markaj, u dënua me gjashtë vite e nëntë muaj burg, shkruan barnet-today.co.uk

Të dy ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar dhe u arrestuan Qershorin e vitit të kaluar, pas hetimeve të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA).

Ata u arrestuan në Barnet, në Londrën veriore. Markaj la shtëpinë e tij në Clarence Close, Barnet dhe hipi në Mini Cooper-in që drejtohej nga Kreka.

Policia dyshoi se ai kishte drogë nën rroba dhe e ndaloi sëbashku me Krekën, kur u ul nga makina disa rrugica më tutje.

1 kilogram kokainë e pastër u gjet nën sedijen e pasagjerit, ndërsa kur kontrolluan shtëpinë e tij gjetën edhe 4.5 kilogramë kokainë dhe 11,700 paund.

Sasia e drogës do të arrinte vlerën e 660 000 paundëve, nëse do të ndahej dhe do të shitej në rrugët londineze.

Në momentin e arrestimit Markaj pranoi se ishte shqiptar dhe se përdorte një kartë identiteti greke të falsifikuar. Ai po ashtu pranoi fajësinë për trafik droge dhe pastrim parash.

Ndërsa Kreka, e cila jetonte në Palmers Green, posedonte një patentë rumune me ermin Maria Danciu dhe pretendonte se i përkiste asaj. Por, hetimet konfirmuan se ishte false. Ajo mohoi edhe se ishte pjesë e grupit për trafikimin e drogës.

Hetuesi i lartë i NCA-së, Kevin Gee tha se “nëse Markaj dhe Kreka do t’ia dilnin kjo drogë do të kishte përfunduar në rrugët e kryeqytetit dhe do të kishte gjeneruar përfitime të mëdha kriminale”.

“Puna jonë i ka dhënë një goditje krimit të organizuar dhe aftësisë së tyre për të shkaktuar dëme të mëtejshme.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY