Rama SMS kandidatëve për deputetë të PS

Rama SMS kandidatëve për deputetë të PS

58
0
Shares

Kreu i PS-së Edi Rama iu ka dërguar një mesazh kandidatëve për deputetë të kësaj force.
“Ia dolëm”, shkruan ai.
Por sipas kreut të qeverisë kjo është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim në shpatulla.
Rama fton të gjithë mbështetësit në festë në orën 18:30 në sheshin “Skënderbej”.

MESAZHI I PLOTË
Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam✌ Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark Rroftë Partia Socialiste e ShqipërisëRroftë Shqipëria”, shkruan Rama në “sms” për kandidatët për deputetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY