Ambasada SHBA: Shkelje serioze në zgjedhje, por nuk ndikuan në rezultat

Ambasada SHBA: Shkelje serioze në zgjedhje, por nuk ndikuan në rezultat

54
0
Shares

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar për zgjedhjet e djeshme.
Nëpërmjet një deklarate të saj, ambasada bën të ditur se vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, dhe se u vunë re edhe shkelje të tjera serioze në zgjedhje, por që nuk ndikuan në rezultat.
“Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.
Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.
Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, është reagimi i plotë i ambasadës së SHBA në Tiranë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY