VIDEO & EMRAT/ Vorë, blerja e votave, arrestohet komisioneri i PS dhe...

VIDEO & EMRAT/ Vorë, blerja e votave, arrestohet komisioneri i PS dhe dy të tjerë

55
0
Shares

Komisioneri i PS në Vorë dhe dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për blerje të votave. Gjithçka ka ndodhur pas denoncimit të skandalit nga emisioni “Stop”, ku komisioneri i PS blinte votat.

Policia njofton se ka arrestuar …
– Luan Imeraj, 37 vjeç, banues në Tiranë
– Luan Nela, 36 vjeç, banues Tiranë
– Arben Marku, 43 vjeç, banues Tiranë

Sipas policisë, këta persona janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik”, njofton policia.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY