EMRI/ Lezhë, grindet me dy vëllezër, tenton ty shtypë më makinë

EMRI/ Lezhë, grindet me dy vëllezër, tenton ty shtypë më makinë

56
0
Shares

Në orët e mbrëmjes së kalaur, mësohet se në Tale në Lezhë ka pasur një konflikt.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se midis Eden Trokthi , 20 vjeç, banues në Laç dhe shtetasve E. N. 16 vjeç dhe N. N. 25 vjeç, të dy banues në Lezhë , ka pasur një konflikt të çastit, për motive të dobëta.
Menjëherë pas debatit verbal , Eden Trokthi , ka tentuar të vrasë personat e lartpërmendur duke përplasur me  automjetin e tij me shpejtësi të lartë, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë,  automjetin e ndaluar të N. N.
Në atë moment pranë automjetit të N. N., kanë qenë N. N., dhe E. N., të cilët në momentin e përplasjes kanë mundur të shmangen duke mos pësuar lëndime.
Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të lehta  vëllai i N. N.  i cili ka qenë brenda në automjet , dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetet e lartpërmendura të dëmtuara.
Eden Trokthi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim prone” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 76/22, 150 dhe 291 dhe të Kodit Penal.
Materialet  proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY