Tiranë, aksident i rëndë, makina përplas për vdekje të miturin dhe përfundon...

Tiranë, aksident i rëndë, makina përplas për vdekje të miturin dhe përfundon në kanal

60
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një i mitur ka humbur jetën. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj.
Sipas policisë automjeti tip “Ford”, me drejtues N. A., ka aksidentuar fëmijën e mitur, O. K. dhe më pas mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës.
Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY