Itali, aksidentohet rëndë familja shqiptare, dy fëmijë shqiptarë në gjendje kritike për...

Itali, aksidentohet rëndë familja shqiptare, dy fëmijë shqiptarë në gjendje kritike për jetën

62
0
Shares
Foto Ilustruese

Mbrëmjen e djeshme një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën e Villafallettos në Saluzo.
Sipas mediave italiane, ata po udhëtonin me makinën e tyre, drejtuar nga një shqiptar, i cili është përplasur me një tjetër makinë.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.
Familja shqiptare u dërgua menjëherë në spital. Mësohet se gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është e rëndë.
Në mjetin tjetër ndodhej një çift i ri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY