Pukë, Policia: Ja e vërteta e pretendimeve të kandidateve të LSI-së për...

Pukë, Policia: Ja e vërteta e pretendimeve të kandidateve të LSI-së për dhunë e kërcënim ndaj tyre në Fushë Arrëz

66
0
Shares

Policia e Pukës ka sqaruar kërcënimin dhe dhunimin e pretenduar ndaj kryetares së LSI-së së Pukës, Saimira Laçi dhe kryetares së LGI-së, Romina Kuçi në Fushë Arrëz.
Sipas Policisë vendore, mësohet se, “informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz, policia lokale ka ushtruar kontrolle për të parandaluar këtë fenomen.
Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip ‘Ford’ me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni.
Ndërkohe dy zonja që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anëtare e një subjekti politik dhe kandidate për deputete.
Pas prezantimit janë lejuar të vazhdonin lëvizjen. Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fikëti.
Ajo është dërguar me automjet dhe personat  me të cilin udhëtonte në Qendrën Shëndetësore Fushë Arrëz dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen është dërguar në Pukë Zv.Drejtori Policisë  Shkodër, përfaqësues të Drejtorisë së Standarteve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA.
Gjithashtu pak minuta me pare policia lokale ka shoqeruar dhe po merr dëshmitë e disa personave për te ciëlet shtetaset në fjalë u kanë komunikuar drejtuesve të Policisë Shkoder se i kane kërcënuar për motive politike.
Për të sqaruar dhe dokumentuar ngjarjen po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme duke bashkëpunuar me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë”.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Fushë Arrëzit.
Sipas pretendimeve të kryetares së LSI-së së Pukës, Saimira Laçi dhe kryetares së LGI-së, mësohet se perona të panjohur i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin dy gratë dhe më pas i kanë goditur ato.
Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.
Ndërsa kryetarja e LSI-së njëkohësisht kandidate, Saimira Laçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY