Monika Kryemadhi: Dhuna ndaj grave të LSI-së, e frymëzuar nga “moderni” i...

Monika Kryemadhi: Dhuna ndaj grave të LSI-së, e frymëzuar nga “moderni” i njohur si dhunues grash

86
0
Shares

Nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka akuzuar si përgjegjës të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama.  Për dhunën ndaj dy grave të kësaj partie në Fushë Arrëz. Ajo ka dënuar dhunën ndaj dy anëtarëve të kësaj partie në Pukë.
Me tone të ashpra Kryemadhi ka bërë të ditur se kjo dhunë ndaj grave dhe simpatizantëve të LSI-së frymëzohet e gjitha nga kreu i qeverisë.
Monika Kryemadhi i ka bërë sërish thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakos, që do të përgjigjet për të gjitha ato që ka kurdisur.

 
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit në “Facebook”

Të gjitha rastet e dhunës ndaj militantëve të LSI janë të shëmtuara, të dënueshme dhe të paprecedentë. Por rasti i dhunimit të dy grave në Pukë është forma më e shëmtuar e dhunës, që mesa duket këtë herë frymëzohet nga ai që duket si modern, por që thellë fsheh komplekset psikologjike. Ndërsa jo rrallëherë ka qenë në qendër të akuzave si dhunues i grave të tij, ai që sot hesht përballë këtyre fakteve tronditëse bën mirë ti vërë gishtin kokës dhe të heqë dorë nga arroganca e pushtetit.
Sepse nuk do mund të ndalë kurrë uraganin e fitores, që nuk trembet as nga falangat e krimit dhe as nga shërbëtorët e armatosur me armët dhe paratë e hashashit. Sikundër uroj dhe shpresoj që këto para të mos kenë blerë as shoqatat tona, por dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri dhe që trajtojnë të drejtat e grave.
Sepse Saimira dhe Romina janë sot fytyra e vërtetë e grave që po përpiqen për të patur një jetë më të mirë. Që po luftojnë për një jetë më të sigurt dhe për mirëqënie më të madhe. Ndaj sot unë dhe të gjitha gratë e Shqipërisë jemi me to.
Dhe si grua, si nënë dhe si politikane që kam kaluar shumë fushata dhe incidente, por asnjëherë dhunë ndaj dy zonjave, paralajmëroj dhe njëherë Haki Drogën të mos guxojë të prekë asnjë militant apo mbështetës të LSI. Mos ti shkojë ndërmend se uniforma apo shefat e drogës që e mbajnë ende në detyrë do ta shpëtojnë nga përgjegjësia për atë që po përpiqet të kurdisë. Sikundër siguroj Saimirën, Rominën dhe të gjithë mbështetësit tanë se jemi më të fortë se kurrë në fitoren tonë. Dhe se askush nuk mund ta ndalë uraganin e fitores së forcës së parë të zgjedhjeve të qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY