FOTO/ Ilir Meta viziton në Spital koordinatorin e LSI-së të dhunuar në...

FOTO/ Ilir Meta viziton në Spital koordinatorin e LSI-së të dhunuar në Fushë Krujë

252
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama dhe kandidatët për deputetë të LSI-së në Qarkun Durrës, Nora Malaj dhe Agim Xheka, vizituan në Spitalin e Traumës koordinatorin e LSI-së në Fushë Krujë, Blerim Çela.
Çela ishte transportuar më herë në urgjencë pasi u dhunua barbarisht nga të panjohur në momentin që ndodhej në një prej zyrave elektorale të LSI-së në zonën e Fushë Krujës. Pasi u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të koordinatorit të LSI-së, Meta i uroi shërim sa më të shpejtë Blerim Çelës dhe kërkoi vënien para përgjegjësisë ligjore të agresorëve.
Më pas kandidatja e LSI-së në qarkun Durrës, Nora Malaj, në një prononcim për median, i bëri thirrje autoriteteve shtetërore të marrin masa për të ndalur dhunën ndaj përfaqësuesve të LSI-së dhe kërkoi distancimin nga akte të tilla të turpshme nga ana e policisë dhe forcave politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY