Rama sulmon kryebashkiakun LSI-stë të Delvinës: Ja emërimet nepotike të nipit të...

Rama sulmon kryebashkiakun LSI-stë të Delvinës: Ja emërimet nepotike të nipit të Klement Balilit

223
0
Shares

Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në një takim elektoral në Sarandë.
Nga qyteti jugor bregdetar, kryeministri ka sulmuar kryebashkiakun LSI-së të Delvinës, Rigels Balilin, i njohur edhe si nipi i të shumëkërkuarit Klement Balili.
Duke pretenduar se po lexonte letrën e një qytetari nga Saranda, Rama renditi me emra dhjetëra emërime e punësime në bashkinë e Delvinës, nga drejtorë deri te pastruese, personash me lidhje të afërta familjare, farefisnore e krushqie, me kryebashkiakun e Delvinës Rigels Balili.
“Dua një moment qetësinë tuaj, përpara se të nisesha për këtu më erdhi një burrë i vjetër, i dridheshin duart dhe mu lut që të ndaj me ju cka është e shkruar në këtë letër.
Më tha do doja me gjithë zemër ta besoja që pas 25 qershorit shteti vërtet s’do jetë një tepsi për partitë e pushteti por unë jetoj në një vend ku shteti jo vetëm është bërë tepsia e një partie të pushtetit po ku pushteti i asaj tepsie bën të dridhet i madh dhe i vogël nëse hap gojën.
Bashkia Delvinë, shoqërtia private e transportit të udhëtarëve që ka përfituar linjat e transportit Delvine-Tirane dhe Delvine- Sarande, e themeluar nga djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë që më pas aksionet ia kaloi dikujt tjetër që më pas ia kaloi dikujt tjetër.
Everton Shehu, drejtor i transporteve djali i tezes së kryetarit të bashkisë
Elvira Dhima shefe e financave kushërira e dytë e kryetarit te bashkise
Denis Balili inspektor ne IKMT Sarande vëllai…
Ingrida Balili financiere ne drejtorinë e shëndetit publik bashkëshortja e kryetarit te bashkisë
Rovena Llalla inspektore ne hetimin tatimor ne Sarande dhe Bashkim Cepani vjerri i kryetari te bashkisë
Emiljano Hamzai kushëriri i pare i nuses e kryetarit dhe shoferi i kryetarit te bashkisë.
Engjell Hamzai shofer me makine e pastrimit te qytetit dajo i nuses se kryetarit te Bashkisë.
Bajram Alidhima nëpunës pranë zyrës urbanistike kushëri i dyte me kryetarin e bashkisë.
Besar Kapllani jurist ne bashki krushk me kryetarin e Bashkisë.
Fatmir Bulaj nëpunës ne Bashki kushëri i dyte.
Enkelejda Ballaci punonjëse e gjendjes civile krushk me kryetarin.
Velo Maksuti punonjës ne zjarrfikës krushk me kryetarin e Bashkisë.
Elsa Hamzai mësuese ne fshatin Kopaçez kushërira e parë e nuses se kryetarit te bashkisë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY