Basha: Rama e kishte Metën në sqetull, të dy bashkë bënë të...

Basha: Rama e kishte Metën në sqetull, të dy bashkë bënë të gjitha zullumet, sot shajnë njëri-tjetrin

49
0
Shares

Kreu i PD0-së Lulzim Basha ishte në takimin e radhës elektoral sot në zonën e Kënetës në Durrës.
Nga Durrësi, kryedemokrati Basha, sulmoi të dy krerët e mazhorancë, Ramën e Metën, si përgjegjësi që e sollën vendin në këtë gjendje, për shkak të zullumeve të tyre, ndërsa sot bëjnë opozitarin, duke sharë njëri-tjetrin.
“Më 25 qershor do të largojmë me votë, Republikën e Vjetër.
Të largojmë qeverinë më të korruptuar, më të inkriminuar e më mashtruese që ka njohur bota.
E thoni ju, e thotë vetë opozita, e thoi edhe bota.
Po zihen me njëri-tjetrin, jo për hallet tuaja, por po zihen për pushtetin e tyre, për interesat e tyre, për xhepat e tyre.
Shëndetësia është në gjendje mjerane, ndërsa 4 vjet më parë premtoi shëndetësi falas.
Tani na flasin të dy si opozitarë, shajë njëri e shajë tjetri. PO një herë mashtroi, premtoi dhe nuk mbajt asnjë premtim. Ilir Metën e kishte në sqetull, ziheshin se kush hante më shumë, kush hante një cap e kush hante dy capa. Edi Rama me dy patericat Ilir Meta e Shpëtim Idrizi e sollën vendin në këtë gjendje. Të dy bashkë Rama e Meta i bënë zullumet”, u shpreh midis të tjerave Basha. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY