Zëvendëskryeministrja Mandija: Task Forca nuk do të tërhiqet nga asnjë lloj presioni...

Zëvendëskryeministrja Mandija: Task Forca nuk do të tërhiqet nga asnjë lloj presioni në ushtrimin e detyrës së saj

100
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës sqaron se, Task Forca në zbatim të VKM Nr. 473, datë 1. 06. 2017, ka për qëllim koordinimin e procesit të monitorimit të sjelljes së administratës shtetërore apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.
Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.
Task Forca ka në përbërjen e saj Ministrin e Punëve të Brendshme; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Financave; Ministrin e Arsimit dhe Sportit; Ministrin e Drejtësisë; Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore; Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave; Drejtorin e Departamentit të Administratës Publike; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave.
Mbledhjet e Task-Forcës janë të hapura dhe transparente në to marrin pjesë: Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil; Avokati i Popullit; përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme; përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në mbledhjet e Task-Forcës ftohen të marrin pjesë  edhe përfaqësues nga organizma ndërkombëtarë, në rastet kur gjykohet e nevojshme marrja e asistencës teknike lidhur me çështje të procesit zgjedhor.
Ministritë dhe organet e tyre të varësisë janë institucione kompetente, brenda fushës së tyre të përgjegjësisë shtetërore, të cilat duhet të ndjekin administrativisht dhe pa vonesa çdo referim/kallëzim nga qytetarë apo punonjës ose zyrtarë të ndryshëm si dhe, sipas rastit të referojnë në prokurori rastet kur ka dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale që kanë lidhje me zgjedhjet.
Zëvendëskryeministrja Mandija siguron opinionin publik se është dhe do të jetë e vendosur për të përmbushur deri në fund misionin për garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm dhe nuk do të intimidohet nga asnjë lloj presioni në ushtrimin e detyrës së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY