TROPOJË/Zbulohet parcela me hashash, arrestohet një person

TROPOJË/Zbulohet parcela me hashash, arrestohet një person

129
0
Shares

Një parcelë e mbjellë me hashash në Tropojë u asgjësua nga policia e këtij rrethi ndërkohë që një person u arrestua dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Njoftimi:

Më datë 13.06.2017, Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:-Besnik Kortoçi, 55 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, Tropojë.

Si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin:-S.A., 63 vjeç, banues në fshatin Babinë, Tropojë.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi  pasi: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Sopot”,  në afërsi të lumit Bushtrice, Njësia Administrative Fshat, Tropojë, në një parcelë toke,  në pronësi të shtetasit Besnik Kortoçi, tokë që përdorej nga shtetasi S.A., për bagetitë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 232 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, veprime të mëtejshme, për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284  i K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY