Ruçi: Rrahja e të riut në Zharrëz për një vijë uji, Meta...

Ruçi: Rrahja e të riut në Zharrëz për një vijë uji, Meta mos ta politizojë

42
0
Shares

Pas akuzave që LSI lëshoi lidhur me dhunimin e aktivisti të saj në Zharrës të Fierit, ka ardhur reagimi nga Partia Socialiste.
Kreu i grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi deklaroi se selia rozë distancohet nga çdo akt dhune, ndërsa shtoi se socialistët nuk e mbështesin dhunën.
“Dëgjova qe ne socialistet paskemi krijuar incident. Meta e Bitri e dini mire se kanë qenë pjesëtarë të familjes socialiste dhe kjo force politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do qe te vuaj askush atë qe ne kemi vuajtura. Distancohemi hapur dhe qarte nga çdo rast dhune. Nëse incidenti ishte për një vij ujë te mos e politizojmë. Gjithsecili është ne korsinë e vete PS, PD, LSI dhe forca te tjera dhe populli është arbitri qe do te përcaktojë se kush do ta fitoj garën. Do te fitoj ai ekip qe ka mbështetjen me te madhe dhe alternativen me te mire. Dhuna nuk i përket socialisteve, ndaj te mos politizohen çështje qe s’kanë te bëjnë me politiken”, tha Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY