HETIMET/ Ja kush e urdhëroi sulmin në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Shkodër

HETIMET/ Ja kush e urdhëroi sulmin në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Shkodër

42
0
Shares

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave, V.I., B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M. dhe B.P.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit V.I., B.I., L.V. dhe F.G., me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri (të vrarë teksa luftonte krah ISIS) , që të kryejnë një vepër terroriste, pasi ai, përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016”, citohet nga mediat kosovare dosja e Prokurorisë.
Me këtë, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 145 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit A.A. dhe L.G., gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri me të cilin që të dytë kanë pasur kontakte të vazhdueshme përmes internetit, aplikacionit Telegram, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë, ashtu që i pandehuri L.G, ka filluar të interesohet për blerjen e armëve automatike, për të cilat brenda disa ditëve në vijim i pandehuri, Lavdrim Muhaxheri, përmes njerëzve të tij, ende të paidentifikuar, do t’ia dërgonte të pandehurit A.A., prej shumën 1500 euro.
Me këtë, në bashkëkryerje, kishin për të kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 1 lidhur me nenin 135 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 179 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri V.I., në kundërshtim me dispozitat ligjore është furnizuar me 283.1 gram të eksploziv të improvizuar triacetone triperoxide (TAPT), të cilin e ka mbajtur në bodrumin e shtëpisë së tij, e cili materie është gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.
I pandehuri K.P., në kundërshtim me dispozitat ligjore në shtëpinë e tij ka prodhuar materie plasëse, ashtu që në një kavanoz qelqi në punëtorinë afër shtëpisë ka mbajtur 500 gram oksidues nitrat amonit ANFO (oxidizer ammonium nitrate) me përbërje të naftës, të cilat kur përzihen në mënyrë të duhur, formojnë eksploziv të improvizuar, i gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit. Telegrafi/.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY