FOTO & EMRI/ Qafë Thanë, arrestohet 21-vjeçarja franceze, ju gjetën 117 fara...

FOTO & EMRI/ Qafë Thanë, arrestohet 21-vjeçarja franceze, ju gjetën 117 fara kanabisi në çantë

107
0
Shares

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, në dalje të Republikës së  Shqipërisë, është  paraqitur sot shtetasja franceze Marion Alain Anastasia Coudair 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully, Francë.
Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të saj, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 117 fara të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Kjo shtetase u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY