Itali, mes dashurisë dhe kokainës, arrestohet shqiptari

Itali, mes dashurisë dhe kokainës, arrestohet shqiptari

38
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 27-vjeçar shqiptar, banues në Bergamo të Italisë, pas zënkave të vazhdueshme me të dashurën e tij për çështjen e kokainës, gjeti një mënyrë tjetër për ta fshehur atë.
Vajza i ka kërkuar që të mos e mbante drogën në shtëpi dhe shqiptari e fshehu në një shkëmb në Dalmine. Por, u arrestua nga policët civilë në Treviglio.
Policisë i lindën dyshime pas manovrave të çuditshme të shqiptarit me një mjetin e tij “Audi A3”. Ata e kanë vënë nën vëzhgim teksa makina ndaloi në një fushë, ku shqiptari kishte fshehur kokainën.
Mediat italiane shkruajnë se policia ka gjetur 5 topa drogë në vendosur në çokollatë në formë veze, ndërsa nën gurë janë gjetur edhe 5 topa të tjerë.
Shqiptari nuk kishte të kaluar kriminale dhe për pasojë është vendosur nën arrest shtëpiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY